Kraja: Në Kosovë, analfabetizmi funksional ka përmasa të frikshme

Kraja: Në Kosovë, analfabetizmi funksional ka përmasa të frikshme

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, thotë se Kosova është përfshirë nga një analfabetizëm funksional i përmasave të frikshme. Në një intervistë për gazetën “Bota Sot”, Kraja thotë se njerëzit lexojnë më shumë se ç’kanë lexuar ndonjëherë, por ajo që lexojnë nuk ka ndonjë vlerë.

Njerëzit sot lexojnë më shumë se ç’kanë lexuar ndonjëherë, por kjo nuk i ka bërë as më të mirë dhe as më të dijshëm, që domethënëse nuk lexojnë gjërat e duhura. Për shkak të mungesës së emancipimit, për shkak të shkatërrimit të sistemit arsimor, Kosova tashmë është e përfshirë në tërësi nga një analfabetizëm funksional i përmasave të frikshme. Në një shoqëri me mungesa kaq të theksuara emancipuese, të kërkosh lexuesin është si të kërkosh gjilpërën në kashtë. Këtu dua të them edhe një gjë tjetër: kam vënë re se njerëzit mendojnë shpesh se lexuesi është në funksion të atyre që në një mënyrë e nxjerrin bukën me anë të shkrimit, siç janë shkrimtarët, gazetarët etj. Ky është perceptim i gabuar i leximit. Sa për mua, për punët e mia, askush të mos lexojë asnjë shkronjë! Vetëm se mbetet e paqartë se me çka do ta ushqejnë shpirtin këta njerëz, sepse shpirti nuk ushqehet me kashtë!”, shprehet Kraja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy