
Një 24 vjeçar me inicialet K.TH., dhe një 19 vjeçar me inicialet D.K., janë arrestuar në Shkodër, lidhur me konfliktin e dhunshëm pranë një gjimnazi të qytetit. “Blutë” bëjnë me dije po ashtu se kanë proceduar penalisht 5 të mitur, 4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar.
Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



