Hahn, Daul dhe Mcallister shuplakë PD-së nga video-konferenca: Zgjedhjet do njihen nëse merrni ose jo pjesë

Hahn, Daul dhe Mcallister shuplakë PD-së nga video-konferenca: Zgjedhjet do njihen nëse merrni ose jo pjesë

Duket se Partia Demokratike nukka më shpresa nga ndërkombëtarët pasi edhe gjatë mbledhjes urgjente të grupit parlamentar në lidhje direkte në video-konferencë me përfaqësuesit e BE, i kanë kërkuar demokratëve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë Vettingun ndërsa bojkoti i Kuvendit është i papranueshëm.

Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn i ka deklaruar një video-konferencë me grupin parlamentar të Partisë Demokratike se zgjedhjet do të njihen pavarësisht se nëse merr ose jo pjesë Partia Demokratike.

"Zgjedhjet do të njihen, pavarësisht vendimit për të marrë ose jo pjesë në zgjedhje, Partia Demokratike", ka deklaruar Hahn. 

Ndsa kreu i grupit të PPE-së, Josep Daul ka deklaruar: "I papranueshëm bojkoti i Kuvendit. Duhet zgjidhje për të shkuar në zgjedhje. I papranueshëm bojkoti i zgjedhjeve".

Tre eurodeputetet, Daul, Hahn e Mcallister i kanë ofruar opozitës përsëri ofertën e datës 25 prill që kishte të bënte me tërheqjen e 4 ministrave dhe zëvendësimin e tyre në mënyrë konsensuale me ministra teknikë, dhënien e drejtimit të KQZ PD, Avokati i Populli të jetë i propozuar nga PD dhe drejtuesi i policisë së shtetit dhe nëndrejtori të jenë emra konsensualë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy