Ndryshimet në qeveri/ Kume: Vëllai i ministrit të ri të Jashtëm, i përfshirë tek dosja e AKSHI-t (VIDEO)

Ndryshimet në qeveri/ Kume: Vëllai i ministrit të ri të Jashtëm, i përfshirë tek dosja e AKSHI-t (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume tha në studion e MCN Live se me shkarkimin e Spiropalit, Rama mund t’i ketë paraprirë një tjetër debati që mund t’i hapet me drejtësinë pas lajmeve që bashkëshorti i saj është thirrur në SPAK.

 

Duke vijuar Kume tha se vëllai i ministrit të ri të Jashtëm, është Gëzim Hoxha i përfshirë në dosjen e AKSHI-t. 

 

Kemi lexuar që bashkëshorti i Spiropalit është paraqitur në SPAK. Mbase Rama mund të ketë më shumë informacione dhe i ka paraprirë një tjetër debati që mund t’i hapet ne drejtësinë.

 

Tjetra është ruajtja e balancave. Ministri i ri i emëruar Ferid Hoxha është vëllai i Gëzim Hoxhës, i  përfshirë tek dosja e AKSHI-t. Përflitet se ka qenë i mbështetur nga vëllai dhe në emërimet e tij. Ka qenë ndërthurje mes balancave politiko-ekonomike. 

 

Gjatë paradites, kam folur me disa deputetë të PS, deputetë karriere që janë në ambientet vendimmarrëse dhe kishin bindjen se dje nuk do të kishte ndryshime. Janë surpriza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy