Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në fjalën e mbajtur në Kongres adresoi problemet me të cilat përballet sot bujqësia në Shqipëri.
Deputeti socialist theksoi se bujqësia nuk është mbështetur sa duhet, ndërsa shtoi se importet tregtohen shumë më shtrenjtë nga sa vijnë në doganë.
Braçe theksoi po ashtu se tregu është i përqendruar vetëm te disa persona.
S’është turp ta duash dhe ta respektosh fshatin. Nuk ka ndodhur, duhet ta pranojmë këtë, siç duhet të pranojmë nga unë i pari, një nga arsyet pse nuk ndodh kjo. Kemi afrimitet klientelist mbi importin, edhe të lëndëve të para, edhe të produkteve të gatshme që vijnë nga importi. Është themelore veçanërisht ndaj tregtarëve të ushqimeve, lëndëve të para. Kemi një problem të madh në përqendrimin e tregut, 4 veta sjellin sot vajin, 3 veta sjellin sot orizin, 2 veta zotërojnë tregun e imputeve bujqësore. Nuk është e vërtetë që në atë treg ka konkurrencë. Një pjesë e madhe e tyre kanë abuzuar barbarisht gjatë këtij viti dhe vitit që shkoi. Të dhënat që unë disponoj nga Doganat dhe Tatimet tregojnë fare qartë që kanë shitur 50 për qind më shtrenjtë, se sa i kanë sjellë në doganë ato produktet, plehrat kimike, një pjesë e të cilave janë të pacertifikuara dhe të dala nga tregu. Bujqësi jo aq sa duhet dhe importet e shtrenjta, kjo është kriza, këtë krizë duhet ta adresojmë për ta zgjidhur”.
Ish-zv.kryeministri propozoi një moratorium për hidrocentralet, që të mos ndërkohen në çdo burim uji. Po ashtu Braçe kërkoi marrjen e rezervuarve të vegjël dhe për t’i përdorur për vaditje si edhe një studim kombëtar për ndryshimet e klimës
Në fund të fjalës së tij, Braçe u ndal te problematika e mos marrjes së parave në kohë nga bujqit.
"A ka mundësia që ato borxhet për fermerët t'u falen bujqëve?! Joe Biden në Amerikë po fal kreditë e studentëve!", u shpreh ai.



