Toska: Trend janë bërë emrat e veçantë, mirë është që emri të ketë një histori

Toska: Trend janë bërë emrat e veçantë, mirë është që emri të ketë një histori

Gjuhëtarja dhe pedagogia Teuta Toska thotë se ne jemi një popull që ndryshe nga fqinjët tanë e ndryshojmë shumë “modën” e vendosjes së emrave.

Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo u shpreh se në komunizëm kishte një vetëdije për të vendosur emra etnik. 

Pas viteve ‘90-të kur këshillimi nga regjimi mori fund, njerëzit u ndjenë të lirë, fillimisht bashkimi i emrit u përhap, ndërsa tani është trend që të të jetë emër i veçantë.

Emri ynë është mirë të ketë një histori. Se sa herë që ne prezantohemi me dikë pyetja më e zakonshme është çfarë do të thotë emri yt.

Trendi për të pasur emra të panjohur e zhysin fëmijën në boshllëk, rëndësi ka që prindi ti japë fëmijës një emër të mirë. para shumë vitesh njerëzit kishin shumë fëmijë, aq sa dhe emrat e fëmijëve mbaronin.

Prirja e njeriut është që të gjejë një lidhje me emrin që ka. vendosja e emrave të prindërve apo të paraardhësve, është shumë e rëndësishme. Ka emra që kanë 2000 vite që vendosen. 

Është shumë e rëndësishme të kesh emrin e gjyshit, stërgjyshit, se është çështja e pronësisë. 

Drejtshkrimi e ndalon përdorimin e apostrofit tek emrat e përveçëm. Nga ana gjuhësore duhet qortuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy