
Një ekip i Shtëpisë së Bardhë do të niset për në Singapor këtë fundjavë për t'u përgatitur për një samit të mundshëm midis presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, tha të shtunën një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
Revista Politico raportoi se një ekip prej 30 punonjësish të Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Shtetit po përgatiten të largohen paraprakisht këtë fundjavë drejtë vednit ku vendos për takimin mes dy liderëve.
Ndërsa presidenti Trump tha në një mesazh në Twitter të shtunën se administrata e tij është e unifikuar në qasjen ndaj Koresë së Veriut.
"Zero mosmarrëveshje brenda Administratës Trump se si të merren me Korenë e Veriut ... dhe nëse ka pasur, nuk do të ishte me rëndësi", shkruante presidenti në "Twitter".
Deklarata vijon pas raporteve të mediave për një krisje të marrëdhënieve midis këshilltarit të sigurimit kombëtar të Trump, John Bolton dhe sekretarit të shtetit Mike Pompeo mbi strategjinë amerikane në Korenë e Veriut, pasi të dy vendet i afrohen një samiti të mundshëm midis Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.



