Emërimet në polici, Hajdarmataj: Drejtori i përgjithshëm më i fortë se ministri, krimi po ndikon te politika (VIDEO)

Emërimet në polici, Hajdarmataj: Drejtori i përgjithshëm më i fortë se ministri, krimi po ndikon te politika (VIDEO)

Policia e Shtetit përmbylli një cikël të ri ndryshimesh në dhjetor, duke filluar nga drejtori i Përgjithshëm dhe deri tek shefat e komisariateve të vendit, ku një ndër sfidat është dhe përballja me krimin e organizuar nisur që vitet e fundit kemi dhe një rënie të imazhit të policisë.

Niveli i depërtimit të krimit të organizuar në strukturat e Policisë së Shtetit doli në sipërfaqe përmes komunikimeve të aplikacionit Sky ECC.

Lidhur me këtë Arben Hajdarmataj ish-drejtor policie në MCN Live u shpreh se emërimet e reja në polici nuk kanë dhënë ndonjë rezultat pozitiv, teksa i ka cilësuar thjesht si show mediatik.

Ai tha se marrëdhënia mes ministrit dhe drejtorit të policisë nuk është korrekte dhe nga të dhënat e deritanishme del se ky i fundit është më i fortë sa i përket emërimeve.

Drupal Ad

Të gjitha lëvizjet e bëra kohët e fundit nuk mendoj se japin ndonjë rezultat për parandalimin e aktivitetit kriminal. Nuk ka ndonjë pritshmëri për rezultate më të mira, për performancën e policisë në përgjithësi dhe ne si qytetar të na krijohet një ambient më i qetë dhe sigurtë me mbrojtjen e policisë.

E argumentoj këtë mendim me emërimet e reja ku unë në daljet e mia më parë e kam cilësuar se është një show mediatik duke nisur nga ligji i ri i ndërtuar dhe përfunduar te këto emërime të cilat nuk kanë dhënë asnjë rezultat pozitiv përveç se kanë dhënë një ndjesi negative brenda strukturës për mënyrën se si janë organizuar konkurset.

Kryesore është korrektësia në punë, kualifikimet që rrisin një punonjës policie. Ne si publik që të rritet besueshmëria dhe se ka një qasje pozitive në radhë të parë duhet të ketë një analizë mbi punën e gjithsecilit.

Nëse një drejtues lëvizet nga puna e tij duhet të dimë arsyet pse lëvizet, nuk ka realizuar detyrat, ka lidhje me botën e krimit dhe në një strukturë një drejtues policie nuk mund të lëvizet me këtë mekanizëm tip konkursi që i jep njëfarë legjitimiteti ministrit dhe drejtorit të bëjë çfarë të dojë. Opozita akuzon drejtorin e përgjithshëm të policisë si të përfshirë nga bota e krimit por unë nuk mundtë flas me emra pa pasur prova vetëm me anë të informacionit.

Më tej ai shtoi se marrëdhënia e drejtorit të përgjithshëm dhe ministrit nuk është korrekte për shkak të preferencave të tyre të cilat nuk përputhen. Ai tha se aktualisht që flasim drejtori i përgjithshëm është më i fortë se ministri, teksa theksoi se krimi po ndikon shumë në politikë dhe po bënë ligjin në parlament.

Nuk është një marrëdhënie korrekte mes drejtorittë përgjithshëm të policisë dhe ministrit për shkak të ndërhyrjeve që kanë për shkak të preferencave të të dyja palëve. Në aspektin e punës kjo është diçka që nuk shërben, sepse në momentin që nuk komunikohet, kur ata nuk komunikojnë në formë bashkëpunuese puna nuk shkon mirë.

Ky konflikt ka nisur për shkak të emërimeve të fundit, kryesisht për drejtorët e qarqeve që në aspektin e gjerë realisht unë e them se në momentin që emërohet një drejtor qarku dakordësia e ministrit duhet të merret. Dhe në këtë aspekt pavarësisht se çfarë shkruhet në letër njëfarë miratimi duhet të merret nga ministri për arsyen pse po emërohet ky drejtor qarku.

Lidhur me emërimet drejtori i përgjithshëm deri tani është më i fortë se ministri i brendshëm, ndërsa nuk duhet të harrojmë se krimi po ndikon te politika dhe se është duke bërë ligjin në parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy