Kulluri në “Bilardo”: Berisha shumë inteligjent, por zgjedh gjithnjë servilët. Kjo i ka ngrënë “kokën” politikisht

Kulluri në “Bilardo”: Berisha shumë inteligjent, por zgjedh gjithnjë servilët. Kjo i ka ngrënë “kokën” politikisht

Anëtari i Këshillit i Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, tha në emisionin “Bilardo” në MCN TV se koha tregoi që Rithemelimi ishte fals.

Kulluri tha se Berisha është një njeri shumë inteligjent, por vuri po ashtu në dukje se mes luajalëve dhe servilët zgjedh këta të fundit. 

Koha tregoi që Rithemelimi ishte fals. Zhgënjimi më i madh, më kërkuan dy miq të mi në telefon që janë anëtarë të kryesisë së Foltores, para se të bëhen zgjedhjet për Këshillin e ri Kombëtar. Më thonë dua të kandidosh për Këshillin e ri Kombëtar. Po e them sot për herë të parë. Jemi takuar me Ibsenin kemi qarë hallin, çfarë do bëjmë ne aty. I thashë: Ibsen ça do bëjmë? Sepse e dinim që do shkonte kështu. I thashë ne do shkojmë për një arsye, nuk kemi pse, luftën që kemi bërë ne ta vazhdojnë disa të tjerë. Një projekt politik që ka nisur nga 2017-ta, ta rrëmbejnë. Z.Berisha na bëri një nder të madh, me mekanizmat anti-demokratik brenda partisë, nuk fituam, sepse aty s’u numëruan ndonjëherë votat. 

Nuk na donte nëpër këmbë, sepse z.Berisha nga të gjithë cilësitë pozitive që ka, ka disa aspekte aspak pozitive, dhe ajo që e ka dalluar gjithmonë për keq, unë kam punuar me të, ruaj respekt për intelektin, është një njeri shumë inteligjent, ka momente shumë të mira mençurie, por jo kur është në presion. Kur është mirë, i qetë, performon shumë mirë. Berisha ka një problem shumë të madh. Berisha, midis njerëzve luajal dhe servilëve, zgjedh servilët. Po ka njeri që dashuron servilët në politikën shqiptare është Berisha dhe kjo i ka ngrënë kokën politikisht. Në të gjitha partitë politike sot, niveli i përqendrimit të servilëve është mbi 80 për qind”.

I pyetur nëse mund të ketë një konfederatë të djathtë, Kulluri shprehet se mund të funksionojë, “por pa Berishën, kjo është taksative”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy