Drejtuesi politik për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri I ka bërë thirrje emigrantëve të kthehen për të votuar në zgjedhjet e 18 qershorit. Gjiknuri ishte në Himarë ku ka bërë prezantimin e kandidatyrës të mjekut Adrian Gurma.
Nga Himara e Lukova ku ndodhej për prezantimin e kandidatit për deputet të Partisë Socialiste Adrian Gurma, drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri u bëri thirrje emigrantëve që të rikthehen në atdhe në 18 Qershor për të votuar.



