Mbërrijnë në Rinas 18,720 doza Pfizer

Mbërrijnë në Rinas 18,720 doza Pfizer

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbërritjen e 18,720 dozave të vaksinës Pfizer sot në Rinas.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë theksoi se numri i vaksinave të mbërritura në vendin tonë deri më tani është 1,238,790.

Aeroporti “Nënë Tereza” 18,720 doza të vaksinës Pfizer mbërritën sot, duke e çuar në 1,238,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri

Lajmin për mbërritjen e vaksinave e ka njoftuar më herët gjatë ditës së sotme edhe ministrja e Manastirliu. Gjithashtu ajo ka bërë me dije se brenda gushtit do të ketë edhe 500 mijë vaksina të tjera anti-covid.

Vaksinim, vaksinim, vaksinim derë më derë me njësitë e lëvizshme në komunitet, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit. Sot presim edhe 18,720 doza të vaksinës Pfizer, teksa brenda gushtit do të kemi 500,000 vaksina të tjera anticovid.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani mbi 900 mijë doza të vaksinave anti-Covid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.4 milionë doza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy