Irani po ndërton “tunelin e mbrojtjes” në Teheran

Irani po ndërton “tunelin e mbrojtjes” në Teheran

Irani po ndërton një “tunel mbrojtës” në kryeqytetin Teheran, njoftoi të martën agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Tasnim, pas sulmeve të Izraelit ndaj objektivave në vend.

Tuneli, i vendosur pranë qendrës së qytetit, do të lidhë një stacion në metronë e Teheranit me spitalin Imam Khomeini, duke lejuar kështu aksesin e drejtpërdrejtë nëntokësor në objektin mjekësor.

“Për herë të parë në vend, një tunel me aplikime mbrojtëse po ndërtohet në Teheran”, tha për Tasnim, kreu i transportit për Këshillin Bashkiak të Teheranit.

Muajin e kaluar, Izraeli kreu sulmet e tij të para të njohura zyrtarisht në Iran, duke goditur fabrikat e raketave dhe vende të tjera pranë Teheranit dhe në perëndim të vendit, si përgjigje ndaj sulmit të Iranit në 1 tetor në territorin izraelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy