Spahiu: SHBA-të kanë plan B, ja pse po nxiton Berisha të marrë partinë

Spahiu: SHBA-të kanë plan B, ja pse po nxiton Berisha të marrë partinë

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Kreshnik Spahiu thotë se Berisha po nxiton të marrë Partinë Demokratike nën kontroll, sepse ka informacione se SHBA-të kanë plan B, për të "çmontuar grupin e tij".

Ai tha se SHBA-të janë të shqetësuar për rritjen e një fryme anti-amerikane në Shqipëri, të cilën ai ia faturon Berishës dhe mbështetësve të tij.

Berisha ka informacion, që SHBA-të kanë një plan B, plan C, për ta çmontuar të gjithë grupin e Berishës. SHBA-të kanë ndjerë shqetësim në rritje të frymës anti-amerikane. As në kohë të komunizimit nuk ka patur aq mllef kundër Amerikës. Ka një përqindje të elektoratit të Berishës, që shpreh mllef ndaj SHBA, Yuri Kim, etj. Për këta e gjithë bota është e korruptuar, vetëm Saliu është i ndershëm.

Vendimi i fundit i Departamentit të Thesarit, nuk është interpretuar si duhet. Hidhte një hap më tej për sekuestron e pronave. Berisha nuk ishte në këtë listë. Kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë, nëse plani A i Amerikanëve nuk funksionon. Ka një investim shumë të madh nga qeveria dhe diplomacia, që logo të shkojë aty ku ishte. Pra, vendimi të prishet. Do të bëhet çmos që logo e partisë… Pa logo, pa financa, pa seli, Berisha nuk shkon më shumë se 20-25 deputetët. Berisha po nxiton të zgjedhë strukturat dhe të rizgjidhet kryetar

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy