Prokurorët gjermanë gjobisin "Audi"-n me 800 milionë euro për mashtrim me emetimet

Prokurorët gjermanë gjobisin "Audi"-n me 800 milionë euro për mashtrim me emetimet

Audi ka pranuar të paguajë gjobën 800-milionë euroshe të vendosur nga prokurorët gjermanë në vazhdën e një hetimi mbi mashtrimin me emetimet, edhe pse kjo do t’i prekë direkt fitimet e tij për vitin 2018.

"Duke marrë parasysh këto objekte të veçanta, Grupi Audi do të nënvleftësojë ndjeshëm treguesit kryesorë të performancës financiare të parashikuara për vitin fiskal 2018," tha kompania Audi në një deklaratë raporton Reuters.

Audi pranon gjobën dhe nuk do të paraqesë një ankesë kundër saj, theksoi kompania. Duke vepruar kështu, kompania e makinave gjermane  tha se pranon përgjegjësinë e saj për devijimet nga kërkesat rregullatore.

Më parë këtë muaj, Volkswagen ndërpreu kontratën e Drejtorit Ekzekutiv të Audi, Rupert Stadler, i cili është nën hetim për përfshirjen e dyshuar në mashtrimin e emetimeve. Ekzekutivi i shitjeve Bram Shot vepron si CEO i përkohshëm.

Kompania e pranoi përgjegjësinë për problemet në disa motorë V6 dhe V8 e nuk ka në plan ta apelojë vendimin. Nga sa pohuan drejtues të tij, makinat e prekura u reklamuan e iu shitën blerësve në mbarë botën në periudhën e viteve 2004-2018.

Grupi i Volkswagen mori një gjobë të ngjashme prej 1 miliard euro në qershor, kur prokurorët në Braunschweig përdorën gjithashtu një të ashtuquajtur urdhër administrativ për të ndëshkuar VW për problemet e mbikëqyrjes që lejuan miliona makina ndotëse për të lëvizur në rrugë.

VW u gjobit për zhvillimin dhe shitjen e motorëve ndotës me katër cilindra, ndërsa prokurorët në Mynih në atë kohë thanë se po shqyrtonin nëse do të vendosnin gjoba të ngjashme për Audi.

Gjoba do të prekë gjithashtu edhe fitimet vjetore të kompanisë mëmë, Volkswagen-it. “Mea culpa” e gjigandit gjerman të prodhimit të automjeteve mbi mashtrimin me rregullat e cilësisë së ajrit, ka mbërritur tashmë. Ai i ka pranuar manipulimet me software-t që i bënin emetimet të dukeshin më pak toksike nga sa ishin në të vërtetë. 800 milionë eurot që duhen paguar përfshijnë edhe një gjobë prej 5 milionë eurosh për shkelje administrative, më e larta e dhënë sipas ligjit gjerman.

Prokurorët sqaruan se ndëshkimi financiar përfshin edhe përfitimet nga shitjet e makinave problematike. Skandali i mashtrimit me emetimet mendohet të ketë prekur gati 5 milionë makina të shitura nga grupi Volkswagen në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara dhe lidhet më së shumti me automjetet e pajisura me motorë V6 dhe V8, të prodhuar nga Audi e të vendosur makinave të tij, atyre të Volkswagen-it dhe Porsche-it.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy