Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje, përfundon procesi i votimit në 6 bashkitë e vendit

Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje, përfundon procesi i votimit në 6 bashkitë e vendit

Është mbyllur procesi i votimit në 6 bashkitë e vendit, ku qytetarët kanë votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Zgjedhësit në Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë iu drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.

Procesi nuk është zhvilluar vetëm në tri qendra votimi, dy në Shosh dhe një në Pult të Shkodrës, për shkak të kushteve të vështira të motit. 

Vlen për t’u theksuar fakti se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet e ditës së sotme ka qenë e ulët, e konkretisht në shifrat 30.33%.

Dibra është bashkia ku shënohet pjesëmarrja më e lartë, dhe Durrësi bashkia me pjesëmarrjen më të ulët.

Dibër-42.28%

Durrës– 25.44%

Lushnjë–35.61%

Shkodër–27.38%

Rrogozhinë–28.75%

 

Votimet/ Pelinku: Janë zëvendësuar 15 pajisje, 99 për qind e qendrave me identifikim elektronik

Nënkryetarja e KQZ-së, Lealba Pelniku, raportoi mbi procesin e votimit në 6 bashki të vendit, duke u shprehur se në 99 për qind të qendrave ka pasur identifikim elektronik, ndërsa në total janë zëvendësuar 15 pajisje elektronike.

Lidhur me implementimin e teknologjisë për identifikimin elektronik, ashtu siç është raportuar më parë bëhet fjalë për një mbulim pothuajse në masën 99% të qendrave të votimit, edhe më shumë. Situata e djeshme na jepte një panoramë të mbulimit 100%  të të gjitha qendrat e votimit me operatorë. Në fakt për problematikat që lidhen me vështirësitë që kanë krijuar kushtet klimatike në zonën e Shkodrës, bëhet fjalë për 3 qendra votimi në Shkodër, ku ka qenë e pamundur që të përdorej pajisja e identifikimit. Duke qenë se operatori për shkak të motit, nuk është paraqitur në qendrën e votimit. Kemi një qendër në Durrës dhe Dibër, na është bërë e ditur në 7 të mëngjesit dhe rrjedhimisht ka qenë i pamundur zëvendësimi operatorit. Në dy qendra votimi procesi ka nisur normalisht me pajisjen PEI dhe ka kaluar në manual.

15 pajisje janë zëvendësuar ditën e sotme. Në momentin që është bërë në përputhje me Kodin Zgjedhor, nuk paraqet problem nga pikëpamja ligjore. Janë marrë të gjitha masat që çdo gjë të shkojë në mënyrë të rregullt sa i përket video-monitorimit. Votimi elektronik raportohet që ka ecur në mënyrë të shkëlqyer. Do konfirmojë suksesin e kësaj teknologjie në Vorë”.

 

(17:00) 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se deri në orën 17:00 pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë në shifrat 27, 83 për qind.

Në total kanë votuar 114139 zgjedhës nga 410147 që janë në total në listën e QV të raportuara.

Pjesëmarrjen më të lartë e ka Dibra me 40,08 për qind, ndërsa më të ulët Durrësi me 23,63 për qind.

 

(16:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 16:00 pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur shifrën 25, 66 për qind.

Në total kanë votuar 79983 zgjedhës nga 311735 që janë në total në Qendrat e Votimit të raportuara.

Bashkia me pjesëmarrjen më të lartë vijon të jetë Dibra me 37,13 për qind, ndërsa bashkia me pjesëmarrjen më të ulët Durrësi me 21, 64 për qind.

 

(15:00)

KQZ bën me dije se deri në orën 15:00 pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet që po zhvillohen në 6 bashki ka arritur në shifrën 24.32 për qind.

KQZ raporton se në total se kanë votuar 58992 zgjedhës nga 242599 që janë në Qendrat e Votimit të raportuara.  

Deri në orën 15:00 pjesëmarrja më e lartë është në Dibër, me 35,76 për qind, ndërsa pjesëmarrja më e ulët rezulton në Durrës me 20 për qind.

 

(13:00) 

Deri në orën 13:00 pjesëmarrja në votime në zgjedhjet për kryetar bashkie të 6 njësive vendore, ka qenë 18.28%.

 Janë raportuar në KQZ 620 nga 942 qendra votimi në total, ndërkohë që kanë votuar mbi 79143 nga 416058 zgjedhës në listën e Qendrave të Votimit të raportuara.

 Në Rrogozhinë, pjesëmarrja deri në mesditë 20.95%;

 Në Dibër, pjesëmarrja 24.95 % deri në ora 13.

Në Durrës, pjesëmarrja 14.834%;

 Në Lushnjë 24.33%

 Në Shkodër, pjesëmarrja është 16.72%;

 Në Vorë, pjesëmarrja 23.75%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy