Dako lë qelinë, Rusta: Ndryshimi i masës së sigurisë nuk e nxjerr nga procesi ku është i dyshuar (VIDEO)

Dako lë qelinë, Rusta: Ndryshimi i masës së sigurisë nuk e nxjerr nga procesi ku është i dyshuar (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, e sheh të pritshëm.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Rusta deklaroi se gjyqtarja Fjorela Davidhi jo vetëm që nuk e ka kaluar çështjen për gjykim, po duke konstatuar tejkalimin e afateve të paraburgimit pala mbrojtëse, ka kërkuar një tjetër masë, dhe u caktua “arrest shtëpie”.

Sa i përket SPAK, e ka vërtetuar shkeljen apo veprimtarinë e paligjshme, veprime në shkelje të Kodit Penal.

Ata thonë që Dako sa i takon kateve shtesë të një pallati në Durrës, edhe pse IKMT kishte konstatuar shkelje, bashkia e certifikoi por edhe për shkeljen në procedurën e prokurimit të shëtitores në bregdet.

Prokuroria i ka bërë të gjitha hetimet, ndaj dy javë më parë kërkoi marrjen të pandehur dhe kalimin e çështjes në gjykim.

Çështja në gjykim nuk kaloi, ndaj avokati kërkoi ndryshimin e masës.

Rikthimi në qeli mund të ndodhë nëse nuk respekton masën e sigurisë, ose nëse SPAK ankimon në Apel.

Por SPAK nuk ka çfarë të ankimojë, se e kishte afatin. Varet se si do të shkojë procesi gjyqësor.

Ndryshimi i masës së sigurisë nuk e nxjerr nga procesi ku është i dyshuar.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit ndodhej në e burg që prej muajit qershor të vitit që lamë pas, i akuzuar për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Kujtojmë se Vangjush Dako është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit me motivacionin e “korrupsionit madhor” në korrik 2019.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy