“Po penalizohemi”/ Unioni Turistik letër Manastirliut: Lehtësoni masat kufizuese

“Po penalizohemi”/ Unioni Turistik letër Manastirliut: Lehtësoni masat kufizuese

Unioni Turistik Shqiptar përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Mira Rakacolli – Drejtoreshë e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit, ku kanë kërkuar ndryshim të masave kufizuese të covid-19. Sipas tyre këto masa po i penalizojnë në sezonin turistik dhe shërbimet për turistët e huaj.

Ata kanë dy kërkesë, ku e para është heqja e orës policore pasi sipas tyre turistët që vijnë nga jashtë u qëllon që të udhëtojnë natën nga aeroporti i Rinasit dhe shpesh herë janë penalizuar nga policia për shkak të masave kufizuese të covid-19.

Kërkesa e dytë e Unionit Turistik Shqiptar, lidhe me shtyrjen e orës së lejimit të muzikës. Ata kërkojnë që muzika të lejohet deri në mesnatë në orën 00:00 dhe jo siç është tani deri në orën 22:00.

Jemi të mendimit se në kushtet aktuale duhet rishikuar mundësia për zgjerimin e këtyre masave në mënyrë që të ndihmohen bizneset dhe njëkohësisht tu krijohen kushtet për argëtim turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre, pasi kjo do shtonte kërkesën dhe do bënte e mundur rritjen e numrit të turistëve që do vijnë në Shqipëri, gjë e cila do kontribuonte në rritjen e të ardhurave për ekonominë tonë.”, thuhet mes të tjerash në kërkesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy