Rusia po e djeg gazin që nuk e dërgon në Evropë

Rusia po e djeg gazin që nuk e dërgon në Evropë

“Rusia po e djeg gazin e tepërt, që nuk e eksporton në vendet evropiane”. Lajmin e bën të ditur “El Mundo”, duke cituar televizionin finlandez Yle, sipas të cilit imazhet satelitore nga sistemi i monitorimit të zjarrit të NASA-s tregojnë flakët në stacionin e kompresimit Portovaya, në pronësi të Gazprom.

Shërbimi i NASA tregon zjarre të padeklaruara pranë stacionit Portovaya që nga mesi i qershorit, domethënë nga momenti në të cilin - kujtojnë media spanjolle - dërgesat e Nord Stream 1 ishin të kufizuara.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të shkojë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator dhe nuk ka në plan të marrë pjesë as përmes lidhjes video.

Lajmin e bën të ditur për agjencinë ruse të lajmeve Tass, Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit. “Jo. Udhëtimi dhe fjalimi nuk janë planifikuar”, ka saktësuar ai. Delegacioni rus në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të udhëhiqet nga ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy