Lala: Të gjithë njerëzit e botës së krimit kanë ‘ushtar’ brenda policisë dhe aksesojnë në sistemin TIMS

Lala: Të gjithë njerëzit e botës së krimit kanë ‘ushtar’ brenda policisë dhe aksesojnë në sistemin TIMS

Gazetarja investigative, Klodiana Lala, ka ngritur alarmin për depërtimin e elementëve të botës së krimit në institucionet e rendit dhe sigurisë. 

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ajo deklaroi se pothuajse çdo grup kriminal ka njerëz të infiltruar brenda Policisë së Shtetit, të cilët u mundësojnë atyre akses të paligjshëm në sistemin TIMS, një platformë që përmban të dhëna të ndjeshme për lëvizjet dhe identitetet e shtetasve.

Nuk është vetëm Erion Alibej që ka pasur akses në sistemin TIMS. 

Në një nga dosjet e vrasjes së Hekuran Billës, rezulton se tetë oficerë policie dhe tre të tjerë nga SHISH kishin kërkuar informacion në sistem për të. Nga këta, vetëm një kishte një arsye të justifikueshme. 

Dyshohet se pjesa tjetër ua ka transmetuar të dhënat rivalëve të tij, të cilët më pas organizuan ekzekutimin.

Sipas Lalës, këto raste nuk janë përjashtim, por shenja të një fenomeni më të thellë dhe të rrezikshëm.

Kjo nuk është as e re, as e panjohur.

 Krimi i organizuar, në pothuajse të gjitha rastet, ka ‘ushtarë’ brenda radhëve të policisë. Aksesojnë sistemet shtetërore dhe përdorin informacionin për ndjekje, survejim, eliminime. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy