Sllovakia ka marrë presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Për këtë rast u organizua në Tiranë një ceremoni në Ambasadën e Sllovakisë. Ambasadori i Sllovakisë në vendin tonë, Milan Ciganik theksoi se BE do të mbështesë projektet në fushën e ekonomisë ndërsa prioritet mbetet çështja e emigrantëve.



