Ekspertja e E-commerce dhe njëherazi sipërmarrësja e “Gral Albania” Pranvera Rrapushi foli në “Mcn Economy” mbi financimin e biznesve të reja në Shqipëri. Rrapushi tha se në Shqipëri është vështirë të bësh biznes, ku pjesa e dërrmuese e sipërmarrjeve janë të vogla dhe pa jetëgjatësi në treg. Ajo renditi si disa nga problemet kryesore, informalitetin, ndryshimin e vazhdueshëm të informacionit, konkurrencën e padrejtë, ndërsa vuri në dukje se ka edhe një mungesë kulture te sipërmarrësit.
Një evidentim që unë bëj është angazhimi i shoqatave dhe organizatave të huaja për të dhënë edhe grante për rritjen e biznesve të vogla. Bizneset konkurrojnë për të marrë një grant të caktuar. Pastaj sa është mendësia e sipërmarrësit apo sa të përgatitura janë bizneset për këtë mendësi, duhen trajnuar, dhe duhen bërë studime tregu. Duke qenë se Shqipëria është treg i vogël për çdo mangësi gjendet një zgjidhje. Start up-i duhet të shërbejë për të gjetur këto zgjidhje. Në Shqipëri është goxha e vështirë të bësh biznes. 90 për qind e ndërmarrjeve janë të vogla. Nuk kanë jetëgjatësi në treg. Vjen edhe nga mungesa e kulturës së sipërmarrësit. Problematika janë informaliteti, ndryshimi i informacionit në mënyrë të vazhdueshme, konkurrenca jo e drejtë. Biznesi futet në një treg të panjohur pa pasur një kapital. Kemi mungesë të investitorëve, brenda dhe jashtë vendit. Problematikat bëjnë që bizneset të mos rrisin kapacitetet. Nga ana tjetër kultura e sipërmarrësve. Të dalim nga marketingu klasik. Nëse do jemi me ‘digital marketing’, ne jo vetëm do kemi audiencë të matshme, por Shqipëria ka kosto të ulëta në raport me rajonin. Nëse optimizojmë fushatat e reklamimit, me reklamimet e duhura, trajnimet e duhura, për ta përshtatur binzesin me e-Commerce, sigurisht do kemi kanale ekstra për të rritur shitjet e biznesit, reputacionin, brand-imin, e të tjera me radhë”.
Rrapushi tha se në pesë vitet e fundit ka një ndryshim në mendësinë e të rinjve që merren me biznes. Ajo e vuri theksin teknologjia dhe marketingu digjital, duke i konsideruar si aspekte të rëndësishme në të bërin biznes.
Ndoshta vitet e fundit ka ndryshuar mendësia e të rinjve për të investuar jo vetëm në shërbime, por edhe prodhim. Nëse ne do ta mbështesim këtë sektor (bujqësinë) me grante dhe trajnime, ky sektor do zhvillohet. Përveç bujqësisë, dhe blegtorisë, një rritje ka pasur turizmi dhe agroturizmi. Kjo përveç do sjellë zhvillim të industrisë, do sjellë një zhvillim të këtyre bizneseve familjare. Vërtet mund të kemi zhvillim në sektorin e shërbimeve, do shohim që ka problem me burimet njerëzore. Para 5 viteve, nëse një student dilte nga bankat e shkollës ishte i motivuar që të mësonte dhe synonte administratën. Nga 5 ditë edhe në vazhdim, nga impakti i trajnimeve ka ndryshuar mendësia e sipërmarrësve. Nuk mjaftohen me një punë të sigurt, me të ardhura minimale, por kërkojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në një sipërmarrje që të ketë mundësi shumë më tepër. Jemi duke punuar si mentor, por duhen edhe këto mbështetjet, qoftë nga administrata, për të mësuar cilat janë këto problematika nga bizneset e vogla. Dixhitalizimi dhe teknologjia janë e ardhmja. Në Shqipëri ka probleme. Sepse pagesa bëhet cash, nëse do të kishim pagesë me kartë do të kishim formalizim të tregut. Kemi informalitet dhe një klient skeptik”.
Rrapushi u shpreh se mbetet një problem mungesa e financimit të biznesve nga bankat e nivelit të dytë, dhe mungesën e politikave sociale të shtetit.
Financimi nga bankat e nivelit të dytë është gjithashtu një problem. Kredia kërkon një kolateral, ose do ketë përqindje shumë të larta. Bankat nuk është se të hapin dyert për të tilla probleme. Vet shteti të ketë politika sociale, që të ketë dhënie kredish me norma të ulëta interesi”



