Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori në një intervistë për “Të Paekspozuarit” në MCN tha se ai nuk do ti bashkohet “Forumit për Dialog Politik” pasi partia e tij ka shumë parime të ndryshme nga partitë e ftuara.
Sipas tij “Lëvizja Bashkë” nuk mund të bëhet bashkë me partinë e Ilir Metës dhe Sali Berishës, për arsye se sipas tij ata përfaqësojnë korrupsionin dhe lidhjet me oligarkët.
“Për mua ky është edhe qëndrimi i Lëvizjes Bashkë. Kjo është një tezë që ka kohë që hidhet dhe mua më është dashur ta hedh poshtë për disa arsye poshtë. Ka një papajtueshmëri mes Lëvizjes Bashkë dhe Berishës, pasi ne jemi kundër korrupsionit. Nuk do të kishte sens që ne të bashkoheshim me përfaqësues që njihen për këto vepra. Do të ishte shumë absurde që të dalim në protestë dhe të themi të lirohet Meta. Nuk kemi si të bashkëpunojmë me këta. Tjetra është që ajo lidhja e tyre me oligarkët.”



