725 raste të reja me COVID në vend, shënohen edhe 7 viktima

725 raste të reja me COVID në vend, shënohen edhe 7 viktima

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 725 raste të reja me koronavirus nga 3906 teste të kryera gjithsej. Ndërkohë këtë të mërkurë kanë humbur jetënh edhe 7 persona, duke e çuar në total që prej fillimit të pandemisë numrin e atyre që kanë humbur jetën në 1217.

Sakaq gjatë paraditës Komiteti Teknik i Ekspertëve mori vendimin për të lënë në fuqi masat kufizuese me orën policore që nis në 22:00. Universiteti të vazhdojë edhe për një periudhë të paktën dy javore të jetë online, pa prezencën e studentëve fizikisht nëpër auditore. Dhe po kështu fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri në datën 18 Janar.

252 raste në Tiranë, 43 raste në Durrës, 38 raste në Mat, 36 raste në Lezhë, 34 raste në Vlorë, 30 raste në Shkodër, 27 raste në Fier, 23 raste në Sarandë, 18 raste në Lushnje, 17 raste në Pogradec dhe Berat, 16 raste në Skrapar, 15 raste në Kavajë dhe Elbasan, 14 raste në Dibër, 12 raste në Kurbin dhe Bulqizë, 11 raste në Krujë, 8 raste në Tropojë, 7 raste në Korçë dhe Patos, 6 raste në Kukës dhe Cërrik, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Klos, Gramsh, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës,  Shijak, Kuçovë, 2 raste në Peqin, Përmet, Devoll, Has, Pukë, Librazhd, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Divjakë dhe Libohovë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,102 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Personat të cilët ditën e sotme humbën betejën me koronavirusin janë 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-76 vjeç.

COVID-19 – Statistika (06 Janar 2021)

Raste të reja ditore         725

Të shëruar në 24 orë      551

Të shtruar në spitale      273

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore               3,906

 

Testime totale            276,713

Raste pozitive              61,008

Raste të shëruara         36,102

Raste Aktive                23,689

Humbje jete                 1217

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13753

Fier                        1715

Shkodër               1325

Durrës                  1203

Vlorë     951

Lezhë    942

Korçë                    878

Elbasan                 865

Berat     754

Gjirokastër 454

Dibër     451

Kukës    398

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy