Aktorja Julia Ormond padit Harvey Weinstein për abuzim seksual

Aktorja Julia Ormond padit Harvey Weinstein për abuzim seksual

Aktorja Julia Ormond ka ngritur një padi kundër Harvey Weinstein, duke pretenduar se ai ka abuzuar seksualisht me të në vitin 1995 pas një darke në Nju Jork.

Ylli i "Legends of the Fall" po kërkon gjithashtu dëmshpërblim nga Disney, Miramax dhe ish agjencia e saj, pasi sipas saj ata nuk arritën ta mbronin atë nga abuzimi.

Weinstein aktualisht po vuan një dënim me 23 vjet burg për përdhunim.

Ormond, e njohur për rolet në filmat e viteve '90 First Knight, Smilla's Sense of Snow dhe Sabrina pretendon se karriera e saj nuk u rikuperua kurrë pas sulmit nga Weinstein.

Në padi argumentohet se në kulmin e karrierës, Ormond dhe Weinstein u kthyen nga një darkë pune në një apartament të siguruar nga kompania e prodhimit, Weinstein u zhvesh lakuriq dhe e detyroi atë të kryente seks oral ndaj tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy