
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërgojnë një mesazh se kanë marrë informacion se kalimi kufitar Rafah midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit do të hapet në orën 10:00.
“Nëse kufiri hapet, ne nuk e dimë se për sa kohë do të mbetet i hapur që shtetasit e huaj të largohen nga Gaza”, thotë ambasada e SHBA-së në Jerusalem.
Ambasada paralajmëron për një “mjedis potencialisht kaotik dhe të çrregullt në të dy anët e vendkalimit” dhe thotë se shtetasit duhet të vlerësojnë situatën përpara se të lëvizin drejt kufirit ose të tentojnë të kalojnë.
Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë kanë punuar drejt një marrëveshjeje për hapjen e kufirit me Egjiptin për të lejuar ndihmën në Rripin e Gazës dhe për të huajt që të largohen.
Avionët e ngarkesave dhe kamionët kanë sjellë ndihma humanitare në Rafah për ditë të tëra, por deri më tani asnjë nuk është dërguar në Gaza, e cila ka qenë nën bombardimet intensive izraelite për gati dy javë që nga sulmet e 7 tetorit, kur 2500 terroristë shpërthyen përtej kufirit në Izrael, duke vrarë rreth 1400 persona dhe duke kapur 200-250 pengje të të gjitha moshave.



