E ftuar në emisionin “Stay tuned”, aktorja dhe njëkohësisht moderatorja e emisionit “Xhadat”, Delinda Disha, hoqi një paralele në profesionin e saj si aktore, dhe “profesionit” të ri si moderatore e emisionit investigativ.
Teksa u shpreh se si tip është emotive dhe e ndjeshme, e cilësoi një lumturi të madhe faktin kur i japin zgjidhje rasteve të vështira që paraqiten në emision,
Lumturinë me të madhe e kam ndjerë kur i kemi dhënë zgjidhje përmes këtij emisioni.
Unë jam shumë emocionale si ti, qaj shpejt, prekem shpejt, sikundër dhe qesh, por si duket këtu është akoma më e theksuar kjo ndjenjë, por duke pasur raste që sa vijnë e më te vështira, bëhem akoma më e fortë, sepse në të tilla situata, do të duhet të kesh ti menaxhosh më mirë.
Kështu që më bën mirë ky drejtim si moderatore e këtij emisioni, sepse po di të njohë më mirë vetveten dhe ta menaxhojë më mirë atë.



