Nga pishina deri tek tualeti, gjithçka prej floriri në këtë hotel

Nga pishina deri tek tualeti, gjithçka prej floriri në këtë hotel

Një hotel me pesë yje i larë me flori është hapur në Hanoi të Vietnamit. Qëllimi i kësaj ndërtesë është të tërheqë vizitorë të pasur. Çdo gjë është e mbuluar me flori, deri tek aksesorët e banjës. Vaskë ari, tualet ari, gjithçka “gold”.

Hoteli Dolce Hanoi Golden synon që me këtë projekt të rikthejë vizitorët në Vietnam, ku sektori i turizmit po rihapet me hapa të ngadaltë për mbylljes për shkak të pandemisë.

Hoteli, në pronësi të Hoa Binh Group dhe i menaxhuar nga Wyndham Hotels & Resorts me qendër në SHBA, bën kontrast të theksuar me ndërtesat që e rrethojnë të kohës sovjetike.

"Për momentin, nuk ka hotel tjetër si ky në botë," tha Nguyen Huu Duong, aksioneri kryesorë dhe kryetar i Hoa Binh Group.

Objektet e hotelit përfshijnë një pishinë të madheme pllaka të artë 24 karat në çatinë, ndërsa brenda dhomave të miqve, banjat janë të veshura me metal të verdhë. Cmimet nisin nga 250 dollarë për një natë, duke mos pasur shumë dieferencë nga hotelet e tjerë luksozë në qytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy