
Këtë të shtunë parashikohet mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Shqiptar, do të ketë vranësira në relievet malore në lindje.
Temperaturat minimale shënohen në Bajram Curr, 0 gradë, ndërsa ato maksimale në Berat, 19 gradë.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.



