BE përditëson listën, Shqipërisë i hiqen kufizimet për udhëtimet

BE përditëson listën, Shqipërisë i hiqen kufizimet për udhëtimet

Këshilli i Bashkimit Europian u kërkon heqjen e kufizimeve të udhëtimit për Shqipërinë dhe për 19 vende të tjera, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.

Këshilli azhurnoi listën e vendeve të treta, entiteteve dhe rajoneve speciale administrative dhe autoriteteve territoriale për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimeve jo-thelbësore.

Siç përcaktohet në rekomandimin e Këshillit, kjo listë do të vazhdojë të rishikohet çdo dy javë dhe, sipas rastit, të azhurnohet.

Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet për udhëtimet jo thelbësore në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta vijuese:

Shqipëri

Australi

Izrael

Japoni

Liban

Zelanda e Re

Republika e Maqedonisë së Veriut

Ruanda

Serbia

Singapori

Korea e Jugut

Tajlandë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit

Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit u azhurnuan më 20 maj 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy