Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë cakton 2 tetorin për seancën e Veliajt

Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë cakton 2 tetorin për seancën e Veliajt

Gjykata e Lartë cakton datën 2 tetor për të shqyrtuar kërkesën e bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, për ndryshim të masës së sigurisë. 

Relatore e seancës do të jetë gjyqtarja Albana Boksi.

Veliaj ndodhet pas hekurave që prej 10 shkurtit 2025, kur dhe u arrestua me urdhër të GJKKO pas kërkesës së SPAK.

Kryebashkiaku i Tiranës akuzohet për korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim, në 9 raste.

Veliaj akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale, kryer në bashkëpunim më shumë se njëherë, si dhe futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim më shumë se një herë. 

Krybashkiaku akuzohet për refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive. Ndaj Veliajt rëndon edhe akuza e shpërdorimit të detyrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy