
Pas një tensioni disa mujor, një ditë më parë Rusia njoftoi se po tërhiqte trupat e saj të vendosura në Bjellorusi, pasi stërvitja kishte përfunduar me sukses. Në lidhje me këtë krizë, analisti Ilir Kalemaj nga studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka deklaruar se Putin nuk ka pasur asnjëherë si synim pushtimin.
Sipas tij, Putin dëshironte të ringjallte dhe njëherë peshën specifike të Rusisë të cilën e ka e humbur, ndërsa shtoi se Rusia po përpiqej të mbante të destabilizuar Poloninë, të provokonte ose të konsolidonte pozitat e saj.
Nëqoftëse analizojmë të gjithë lëvizjen e Putin ne vëmë re së pari që s’ka pasur asnjëherë pushtim të plotë të asnjë republike, e gjitha është që të ringjallë peshën specifike të Rusisë dhe së dyti është përpjekur të arrijë këtë gjë përmes provokimeve dhe Duma ruse e cila pritet të marrë një vendim për njohjen separatiste, por kjo e bënë Ukrainën të paralizuar ose ti ktheje në shtete vasale.
Putin i njeh mjaft mirë limitet e federatës ruse, ajo nuk konsiderohet është një fuqi rajonale. Ka një veçanti natyrisht ka arsenal bërthamor por nuk mund ta përdorë dhe paradoksi është se Putin para disa ditësh tha se ne nuk e përballojmë NATOn me ushtri por nuk duhet të harrojnë se ne jemi fuqi nukleare.
Asnjë mendje e ftohtë analitike nuk ka pritur një pushtim të Ukrainës sepse do sillte peshën e gjithë seksioneve, është munduar të gjejë forma paralele Rusia dhe kjo përmes Kinës. Rusia po përpiqej jo të pushtonte Ukrainën, por të mbante të destabilizuar Poloninë, të provokonte ose të konsolidonte pozitat e saj. Putin kishte si synim të frenonte NATOn. Putin po përpiqej të krijonte divergjencë, por në këtë sens BE dhe NATO po japin një leksion shumë të mirë që po unifikohen në qëndrimet e tyre.
Më tej Kalemaj tha se sa i përket çështjes Rusi-Ukrainë gjërat janë më të ndërlikuara sesa duken sepse ka shumë gjëra nga të cilat prekemi siç janë rritja e gazit natyror, apo rritja e inflamacionit. Ai e konsideroi një rast unik për Shqipërinë Këshillin e sigurimit, teksa theksoi se mbajtja e presidencës i jep më shumë dorë të lirë vendit tonë për ndërhyrje.
Gjërat janë më të ndërlikuara sesa duken. Rusi-Ukrainë ka interes të shumëanshëm sepse prekemi nga rritja e gazit, rritja inflamacionit, ndërkohë jemi duke u përballur me rritje të inflamacionit dhe nuk po marrim masa. Kemi parë që vitet e kaluar kemi pasur turistë nga Bjellorusia, Ukrainas apo Rusia, ata janë jo vetëm të ardhura për hotelet por dhe për ata që punësohen. Këshilli i sigurimit është një rast unik për Shqipërinë dhe së dyti duhet thënë se është fat i madh rizidibiliteti i Shqipërisë dhe duke mbajtur presidencën Shqipëria ka më dorë të lirë, mundet të mbrojë të drejtat e shqiptarëve, të shtyj procesin në njohjen e Kosovës, të frenojë ekspansionin serb etj.



