
Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako është lënë në burg nga GJKKO, e cila ka caktuar masën 'arrest me burg', pasi u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me aferën e Inceneratorit të Fiert.
Seanca ka nisur në orën 11:00 dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave. Ish-deputeti u dërgua në ambientet e GJKKO para orarit zyrtar të nisjes së seancës, duke iu shmangur 'syrit' të mediave.
Ish-deputeti socialist akuzohet i përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Kujtojmë se sipas Strukturave të Posaçme Anti-korrupsion ai u vetëdorëzua në polici.
Ndërkohë Bllako bëhet zyrtari i dytë që arrestohet lidhur me këtë aferë.



