
Donald Trump e cilëson fiction librin “Zjarr dhe tërbim”, i cili rrëfen momente nga presidenca e tij dhe ka dalë në treg dy ditë më parë. Libri i Michael Ëolff ka shkaktuar shumë polemika në SHBA dhe e ka vënë në siklet jo pak Shtëpinë e Bardhë. Vetë Trump thotë se nuk e ka takuar kurrë autorin, ndërsa libri është fiksion (trillim).
“Nuk jam inteligjent, jam gjeni”, thotë Trump, duke u kthyer kështu përgjigje aludimeve të autorit, i cili është shprehur se presidenti është një idiot dhe shumica e njerëzve që e rrethojnë e dinë mirë këtë.
“Tashmë, pas një viti të tërë hetimesh, historia e marrëveshjes së fshehtë me Rusinë rezultoi se ishte një flluskë sapuni. Demokratëve dhe miqve të tyre u ka mbetur vetëm të nxjerrin manualin e Ronald Reganit dhe të “shqetësohen” për stabilitetin mendor dhe inteligjencën time. Në të vërtetë, në gjithë jetën time, cilësitë e mia më të mira kanë qenë pikërisht stabiliteti mendor dhe dhe inteligjenca. Edhe Hillari e korruptuara ka provuar të luajë më këtë kartë dhe siç e keni parë të gjithë, iu dogjën duart. Unë kam kaluar nga stadi i një biznesmeni të sukessshëm në atë të një ylli televizioni dhe president i SHBA-ve. Mendoj se kjo nuk më bën thjesht inteligjent, por një gjeni të vërtetë. Dhe mbi të gjithë, një gjeni i qëndrueshëm”, ka thënë Trump. / ANSA / Përgatiti: Gazmira Sokoli /



