Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shpërndarë disa foto dhe video nga konferenca e Mini-Shengenit, e cila u mbajt ditën e sotme online.
Vuçiç shkruan se është shumë e rëndësishme që kufijtë mes vendeve nuk janë mbyllur duke mos i detyruar qytetarët të bejnë testet Covid.
Sipas tij, kjo është një mënyrë për ta luftuar së bashku virusin dhe për të përmirësuar tregtinë mes vendeve, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni.
Marrëveshja tripalëshe në konferencën e Mini-Shengenit ashtu siç edhe pritet, garanton lëvizjen e lire të qytetarëve vetem me karta identiteti mes Shqipërisë-Serbisë-Maqedoni.
Kjo masë lehtësuese pritet të sjellë më shumë shkëmbime turistësh mes vendeve duke ndikuar kështu drejtëpërdrejt në ekonomi.
“Kjo thellon besimin dhe marrëdhëniet e mira midis Tiranës, Shkupit dhe Beogradit”, është shprehur Vuçiç.
Është shumë e rëndësishme që kemi rënë dakord të mos i mbyllim kufijtë me njëri-tjetrin, por të luftojmë së bashku pandeminë dhe të vazhdojmë të përmirësojmë tregtinë tonë.
Ne jemi kombe të vegjël, të cilët zakonisht janë ndikuar shumë nga forca të ndryshme që kanë dashur të ndjekin interesat e tyre gjatë gjithë historisë. Sot, kjo nuk ka ndryshuar shumë, por është e rëndësishme që, duke u kujdesur për veten, të përpiqemi të ruajmë pavarësinë tonë dhe të marrim vendimet tona. Dhe me kë do të marrim vendime nëse jo me ata që janë më afër nesh. Kjo thellon besimin dhe marrëdhëniet e mira midis Tiranës, Shkupit dhe Beogradit.
Kryeministri Rama e ka komentuar këtë marrëveshje si një hap pozitiv, duke u shprehur se qëllimi i përbashkët është ti bashkohemi unionit.
Rama është shpehur se kjo marrëveshje do të ndihmojë që këto tre vende ta njohim më mirë njëri-tjetrin duke ndihmuar kështu edhe në ekonominë e secilit vend.
“Ballkani Perëndimor ka nevojë të mbështetet, sepse nuk ka dyshim që suporti është thelbësor. Kjo do të na rrisë, do të na ndihmojë të njohim njëri-tjetrin më mirë, për ekonomitë tona dhe sfidat tona, dhe sigurisht do ta bëjë atmosferën më të mirë për të gjetur më të mirën për qytetarët tanë, sepse pa dyshim nuk ka një të ardhme më të mirë për të gjithë ne përveçse të ndajmë qëndrimet tona dhe t’i mbajmë sytë nga e ardhmja. Dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë dhe për atë çfarë nesër historia do të na gjykojë. Ne duhet vetëm të luftojmë për t’iu bashkuar unionit” është shprehur ai.
Ndërkohë që edhe kryeministri i Maqedonisë është shprehur se me këtë marrëveshje po hapen “koridore të gjelbra” për qytetarët dhe operatorët ekonomik.
“Hapim “koridore të gjelbra” për udhëtim të qytetarëve tanë si dhe të operatorëve ekonomikë. Shtetasit, por mbi gjitha operatorët ekonomikë të këtyre tre shteteve, do të udhëtojnë pa pasur nevojë për PCR-test, natyrisht duke respektuar masat, që janë thuajse identike”, tha Zaev.



