
Pas plagosjes pas një sherri mes dy adoleshenteve është zbuluar she shkaku që solli agravimin e situatës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një loje bilardoje ku dy adoleshentët janë grindur me njëri-tjetrin. Po ashtu sipas informacioneve i plagosuri ka marrë një goditje me thikë në bark, dhe ndodhet në spital.
Por të tjera detaje bëjnë me dije për "balkan web" se dy djemtë janë zënë për një shikim. 14-vjeçari me inicialet A.N. i ka thënë djalit dy vjet më të madh “Pse më sheh” dhe më pas ka plasur sherri mes tyre.
Njëri mëson në shkollën “Jani Minga” dhe tjetri tek shkolla “Marigo Posio”. Dy djemtë janë zënë për një shikim. 14-vjeçari me inicialet A.N. i ka thënë djalit dy vjet më të madh “Pse më sheh” dhe më pas ka plasur sherri mes tyre.
Deri sa në fushën e sportit 14-vjeçari e ka qëlluar tjetrin me thikë në bark. I plagosuri V.Ç., 16 vjeç aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.



