
Siguria e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se do të kishte 2/3 e votave për të votuar pro dryshimeve kushtetuese rezultoi e vërtetë.
Pasi 80 vota pro Kuvendi i Maqedonisë miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese.
Por ajo çka Zaev premtoi për deputetët e VMRO-DPMNE tashmë duhet të përmbushet.
Tashmë pas vendimit për ndryshimet kushtetuese kryeministri duhet të përmbush fjalën dhe të falë opozitën për ngjarjet e “27 prillit”.
Kjo gjë është theksuar edhe nga deputetja e opozitës Emilija Aleksandrova.
Në një deklaratë për mediat maqedonase Aleksandrova, tha se gjithçka tashmë varet nga qeveria.



