Një studim shkencor për qentë që nuhasin Kovidin ka sjellë rezultate që premtojnë sukses thonë autorët e studimit. Siç bënë të ditur shkencëtarët nga Parisi, qentë arritën të nuhasnin 97 përqind të infektuarve nëpërmjet aromës së tyre. Për qentë ishte pak më e vështirë të nuhasnin ata persona, të cilëve testi u kishte dalë negativ. Ata arritën të dallonin vetëm 91 përqind.
Shkencëtarët, ndër to edhe veterinerë testuan 335 subjekte të moshave nga 6 deri në 76 vjeç me test PCR. Ndër to vetëm 109 ishin të infektuar me virusin. Subjekteve ju kërkua, që të mbanin një kompresë për dy minuta në sqetull, në mënyrë që të përthithej djersa. Më pas kompresat u vendosën para qenve, që ata t'i nuhasnin. Ata nuk patën kontakt të drejtpërdrejtë me subjektet e testuara.
Autorët e studimit folën për rezultate të mrekullueshme. “Studimi mundëson prova shkencore, se qentë mund të zbulojnë gjurmën e aromës së Covid-19-ës“, shpjegoi Shoqëria Spitalore AP-HP nga Parisi, që mopri pjesë në studim. Sipas tyre bëhet fjalë për një studim të parë të tillë në nivel ndërkombëtar.
Është tashmë e ditur, që qentë mund të nuhasin disa sëmundje. Aftësitë e qenve, që mund të nuhasin Kovidin janë testuar gjithashtu nga Forcat e Armatosura Gjermane, por sipas raporteve mediatike projekti u ndërpre./AFP/ Përktheu: Ina Merlika/



