Çfarë po u ndodh diplomatëve amerikanë? DASH i tërheq nga Kina pas sëmundjes misterioze

Çfarë po u ndodh diplomatëve amerikanë? DASH i tërheq nga Kina pas sëmundjes misterioze

Departamenti i Shtetit ktheu në vend një grup diplomatësh me mision në Guangzhou, Kinë. Vendimi u mor pas shqetësimeve për një sëmundje misterioze që i ngjan dëmtimit të trurit dhe që ka prekur edhe një pjesë të personelit të në Kubë, raporton Reuters. Pasi u konfirmua se një punonjës i konsullatës kishte pasur “një incident mjekësor” në qytetin jugor të Kinës, DASH dërgoi një ekip për të vlerësuar gjendjen, bëri të ditur zëdhënësja Heather Nauert.

Pas analizave, diplomati u dërgua në SHBA për verifikime të mëtejshme.

“New York Times” raportoi të mërkurën se të paktën dy amerikanë që kishin dëgjuar zhurma të çuditshme dhe ishin sëmurur në Kinë u kthyen në atdhe me vendim të Departamentit të Shtetit.

Vitin e shkuar, 24 punonjës amerikanë dhe familjarë të tyre në Kubë shfaqën të njëjtat simptoma, të cilat janë të ngjashme me tronditjet dhe traumat e lehta të trurit. Ky incident i shtoi tensionet mes Havanës dhe Uashingtonit.

Sekretari i shtetit, Mike Pompeo, tha në një deklaratë të martën se DASH do të ngrejë një task force në lidhje me këto incidente të pashpjegueshme shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy