
Mjeku epidemiolog, Fabian Cenko, thotë se aeroporti i Rinasit duhet të aplikojë për hyrjet nga jashtë të njëjtat rregulla që aplikohen për qytetarët që dalin nga Shqipëria dhe hyjnë në vendet e Europës. Në një lidhje Skype për MCN TV, Cenko tha se këto masa do të ndihmojnë në kontrollin e përhapjes së virusit.
Varianti Omicron tashmë ka hyrë dhe është provuar me testimet e para dy ditëve. Personat që udhëtojnë nga vendet europiane janë ata që mund ta shtojnë këtë ritëm. Kontrollet duhet të jenë, sepse ne i bëjmë kur shkojmë në vend tjetër. Besoj që janë masa reciprociteti që ndihmojnë në kontrollin e virusit.



