Qyteti i Kamzës në Shqipëri e ka shpallur Qytetar Nderi Presdientin e SHBA, Donald Trump, njoftojnë sot mediet serbe.
Kuvendi i qytetit me unanimitet dje ka votuar që Trumpi, “modeli revolucionar i rendit të ri demokratik, eksperti i ekonomisë, negociatori i politikës ndërkombëtare, komunikuesi shkathët dhe lideri i kohës së re” të bëhet Qytetar nderi i qytetit, që ndodhet pranë Tiranës.
Në vendimin e marrë, siç shkruan shtypi serb, Trumpi lavdërohet “sepse ka ofruar shpresën më të mirë për të gjithë amerikanët të cilët me të drejtë ndihen të tradhtuar nga klasa politike”, raportoh “Koha.net”.
Qyteti i Kamzës, sipas shtypit serb, njihet për rrugët me emra qytetesh e personalitetesh botërore. Kryebashkiaku Xhelal Mziu nga Partia Demokratike në opozitë, e qendrës së djathtë, ka vënë në profilin e tij në “Facebook” fotografin e Trumpit e të vetwn, në të cilën që të dy me gishtat e tyre bëjnë figurën e fitores.



