Lala: Avokatët e Veliajt nuk janë në gjendje të thonë nëse do e ankimojnë shkarkimin në Kushtetuese

Lala: Avokatët e Veliajt nuk janë në gjendje të thonë nëse do e ankimojnë shkarkimin në Kushtetuese

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi zhvillimet lidhur me shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Lala tha se, në komunikimet që ka pasur me avokatët e Veliajt, nuk ka ende një qëndrim të qartë nga ana e tyre nëse do të bëhet ankim në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e shkarkimit.

Pavarësisht se Veliaj e meritonte shkarkimin për dëmet ndaj Tiranës, inceneratori, vdekja e Ardit Gjoklaj, 5 maji, Unaza e me rradhë, për të cilat duhet të hetohet, mendoj se procedura ka problematika. Kam bindje se Presidenti i Republikës do të dekretojë datën e zgjedhjeve, duke parë se si ai ka vepruar, kur dekretoi një ministre virtuale. Nuk kam dyshim se zoti Begaj do ti bindet pushtetit.

Avokatët e Veliajt, kam komunikuar, kanë qenë të papërgatitur për procedurën e shkarkimit dhe kanë thënë se nuk janë përfshire. Nuk kanë një përgjigje nëse Veliaj do ti drejtohet GJK.

Edhe nëse do ti drejtohet GJK, në Tiranë do të ketë zgjedhje, sepse praktika ka treguar, që qeveria ka bërë gjithmonë zgjedhjet dhe më pas nuk kthehet gjë pas. Avokatët nuk janë në gjendje të thonë nëse Veliaj do të ankimojë.

Por edhe nëse do ta vënë në lëvizje GJK, kam bindje se Bashkia e Tiranës do të shkojë drejt zgjedhjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy