Netanyahu: Nuk do t'i pranojmë kërkesat delirante të Hamasit

Netanyahu: Nuk do t'i pranojmë kërkesat delirante të Hamasit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka inkurajuar militantët palestinezë të bëjnë kërkesa të papranueshme, duke rrezikuar perspektivat e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin e Gazës, pretendoi Izraeli të martën.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi Hamasin për demonstrim të "mosinteresimit të plotë në një marrëveshje të negociuar", pasi një rezolutë e KS të hënën bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirimin e pakushtëzuar të pengjeve të mbetur izraelitë që mbahen nga grupi militant palestinez.

Sipas Izraelit, Hamasi kërkoi “ndërprerjen e menjëhershme të luftës, tërheqjen e plotë të IDF [Forcave të Mbrojtjes të Izraelit] nga Rripi i Gazës dhe lënien në vend të administratës së saj”.

“Izraeli nuk do t'i adresojë kërkesat delirante të Hamasit. Izraeli do të ndjekë dhe do të arrijë objektivat e tij të drejtë të luftës: Shkatërrimin e kapaciteteve ushtarake dhe qeveritare të Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve dhe sigurimin që Gaza nuk do të përbëjë kërcënim për popullin e Izraelit në të ardhmen”, tha zyra e Netanyahut.

Izraeli ka zhvilluar një fushatë ajrore dhe tokësore kundër Gazës për më shumë se pesë muaj, pas sulmit të befasishëm të Hamasit ndaj shtetit hebre më 7 tetor, ku u vranë 1,100 njerëz dhe 250 u morën peng. Forcat izraelite që atëherë kanë vrarë rreth 32,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas shifrave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy