Dekomunistizimi/ Mirakaj: Nëse bëhet për t’i shërbyer partisë, është fatkeqësi për kombin (VIDEO)

Dekomunistizimi/ Mirakaj: Nëse bëhet për t’i shërbyer partisë, është fatkeqësi për kombin (VIDEO)

Pas nismës ligjore të mazhorancës për të pastruar politikën nga ish-funksionarët e Sigurimit të Shtetit dhe ish-sekretarët e Partisë, edhe PD ka gati një projektligj të ngjashëm. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, tha se në funksion të dekomunistizimit, në shtator do të kërkojë edhe lustracionin e plotë të shoqërisë. Në studion e lajmeve të MCN TV, Simon Miraka, ish-anëtar i Autoritetit të Dosjeve, tha se një nismë të tillë PD e ka njoftuar që në 2015. Ai theksoi domosdoshmërinë e konsensusit për një ligj të tillë, pasi nëse bëhet për t’i shërbyer njërës apo tjetrës parti është fatkeqësi për kombin.   

Pati një komision para shumë vitesh, komisioni Mezini për lustracionin. Nuk pati jetëgjatësi. Në 2000 u krijua komisioni Bezhani, me të njëjtin ritëm.

Di që kjo iniciativë është marrë që në 2015. Nuk e di pse çohet tani. Është e vonuar, por më mirë vonë se fare. E kemi dëgjuar nga PD që në 2015. Ky projektligj paska dashur 7 vjet dhe tani po përcillet në Kuvend. Në rast se ligji nuk shoqërohet me lustracion them se kërkohet të dënohet i dënuari, dhe jo ai që e ka detyruar.

Ligji ka nevojë për përmirësime, për konsensus. Në rast se ligji hartohet për t’ shërbyer demokracisë është i mirëpritur, por nëse bëhet për t’i shërbyer partisë atëherë është fatkeqësi për kombin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy