
Dritarja e famshme me xhama të ngjyrosur e Notre-Dame dhe mjaft relike të tjera i shpëtuan zjarrit të tmerrshëm të së hënës.
Objekti më i çmuar i shpëtuar ishte “Sainte Couronne” (kurora e shenjtë), e thurur me kallam të thurur dhe e sjellë nga Kostandinopoja në shekullin XII. Edhe pse i mungojnë gjembat origjinalë, kurora ka qenë objekt adhurimi për shekuj.
Objekte të çmuara prej floriri, argjendi etj., i shpëtuan zjarrit të madh falë zjarrëfikësve e nëpunësve që u bën varg dhe i kaluan dorë më dorë veprat e artit për t’i shpëtuar nga flakët.
Megjithatw ka dëmtime të shumta.
Specialistët e artit, ende po e llogarisin dëmin e bërë në Dritaren e Trëndafiltë, thuajse 10 metra përreth dhe objekte të tjera.
“Duket sikur nuk janë shkatërruar tani për tani, por mbetet për t’u parë se në ç’gjendje janë dhe nëse mund të restaurohen vërtet”, tha Maxime Cumunel, sekretari i përgjithshëm për Trashëgimin Fetar Francez.
“Kemi shmangur një katastrofë të vërtetë, por 10 për qind e veprave janë shkatërruar… Katër piktura të shekullit XVII dhe XVIII që përshkruajnë jetët e apostujve janë dëmtuar së paku pjesërisht”, tha Cumunel.
Ministri i Kulturës Franck Riester tha se pikturat më shumë janë dëmtuar nga tymi sesa nga zjarri.
Veprat do të çohen në Muzeun e Luvrit dhe do të mbahen atje derisa të mbarojë restaurimi.



