
Shteti Islamik në Siri është mundur plotësisht. Kështu ka derklaruar sot presidenti rus, Vladimir Putin. Megjithatë, ai mund të ketë ende potencial shkatërrues dhe mund të sulmojë në rajone të ndryshme të globit.
“Pavarësisht mundjes luftarake, ky grup terrorist ka ende potencial shkatërrues dhe mund të ndryshojë taktikat dhe të kryejë sulme në vende të ndryshme të botës”, tha Putin në një deklaratë që u drejtohej anëtarëve të Konferencës së Moskës mbi Sigurinë Ndërkombëtare.
Putin tha se grupi esktremist përbën ende një kërcënim të madh për botën.



