
Familja me shtatë anëtarë në fshatin Çukë të Sarandës, prej kohësh jeton në kushte ekstreme. Banesa e tyre është e dëmtuar, ndërsa rrezikon shëndetin e secilit pjesëtar. Kryefamiljarja thotë se ka kërkuar ndihmë në institucionet vendore, por askush nuk i është përgjigjur.



