
Eksperti i ekonomisë Pano Soko deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se projekti për Portin e Durrësit do të jetë një paketë lejesh ndërtimi i paketuar si investim strategjik.
Duke vijuar logjikën e tij, Soko tha se kemi të bëjmë me një projekt për të ndërtuar kulla dhe se nxitimi për ta kaluar në Parlament të lë të nënkuptosh se qeverisë i duhen para për fushatë.
Më tej, Soko tha se 60% tjetër i aksionerëve që po mbahet i fshehur mund të jenë politikanë shqiptarë, apo edhe kriminelë.
Është projekt për të bërë ca kulla në Durrës, kanë marrë tokë 1 milion metra katrorë. Duke marrë dinamikën, nuk besoj se do të ketë ndërhyrje të portit të Durrësit. Është projekt që do të thithë fonde nga një zot e di si ku. Vlera e kullave do të jetë e lartë, nxitimi që ka qeveria, më bën të kuptoj që ndërtimi të nisë tani pasi ka nevojë për para pasi nis fushata elektorale. Është për të paketuar një proces shqiptar, po merret të bëhet ajo që është bërë në Tiranë, është marrë toka ku është më e shtrenjta dhe kanë ndërtuar. Po marrin një tokë që nuk është e gjitha tokë shtetërore, pasi ka dhe konflikte pronësie dhe do ndërtohen ca kulla. Do të jenë një paketë lejesh ndërtimi të paketuar si investim strategjik.
Alabar mund të jetë një nga pjesëmarrësit, ai ka thënë që ka 40%. 60% tjetër po mbetet i fshehur me dashje. Kompania është regjistruar me dashje në vend offshore. Po mbahen të fshehur personazhe publikë, mund të jenë kriminelë që mbahen të fshehur. Nëse kompania merr kredi dhe vendos kolateral tokën dhe nuk e shlyen , çfarë do bëhet me tokën. Janë detaje që na shkasin. Po sheshim tokën e Durrësit. Kemi të bëjmë projekt për të ndërtuar ca kulla, u binda me nxitimin që kërkojnë ta kalojnë projektin në Parlament. Duan lekët sa më shpejt për fushatën, është projekt alla shqiptar për të marrë ca lekë dhe të gjejnë mundësi për të shfrytëzuar. Nuk është Alabari, janë aktorë vendas, ndoshta janë politikanë, prandaj po i fshehin 60% ata. Mund të kesh kompani nuk e deklaron paguan 500 mijë lekë gjobë. Duam të marrim vesh kush fshihet pas projektit.



