A është bashkëpunimi me PS varkë shpëtimi për Bashën?

A është bashkëpunimi me PS varkë shpëtimi për Bashën?

Ftesën e PS për bashkëpunim me kryedemokratin Lulzim Basha, analisti Shpëtim Nazarko e ka cilësuar si goditje për LSI-në.

Sipas Nazarkos thirrja dukej e cila dukej e drejtpërdrejtë për Bashën ka qenë për ti prishur marrëdhëniet me LSI-në dhe për të bashkëpunuar lidhur me integrimin e vendit në BE.

“Kur filloi, unë e quajta një engledisje. Kjo mendoj ka qenë më shumë goditje për LSI-në. Praktikisht thirrja e tij ka qenë për të asgjësuar LSI, thirrja dukej e drejtpërdrejtë për Bashën por për ti prishur marrëdhëniet me LSI-në. Bashkëpunimi mund të jetë i tipit për BE-në”.

I pyetur se çfarë ndodh me LSI-në nëse Basha pranon bashkëpunimin me PS, Nazarko tha se nuk bëson se Basha do të pranojë, ndërkohë që shtoi se partitë PD-LSI nuk i shikon shumë të lidhura.

“Nuk e besoj që ta pranojë Basha. Nuk i shikoj shumë të lidhura fatin e PS me LSI. PD është forcë e madhe pavarësisht dëmeve që ka. Do dukej qesharake për opozitën të pranonte Metën kryetar të opozitës sepse do shkatërronte PD-në. Besoj që Basha do dorëhiqet nga PD. Bashkëpunimin Basha nuk besoj se e sheh vërtetë si varkë shpëtimi”, tha Nazarko.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy