Një 34-vjeçar shqiptar me iniciale E.B., është arrestuar nga policia italiane, pasi në makinën e tij u sekuestruan 1 kg kokainë.
Ishte një qen antidrogë ai që zbuloi lëndën narkotike brenda një automjeti me targa italiane që ngjalli dyshime tek policia.
Qëndrimi nervoz i shoferit dhe përgjigjet e tij të paqarta, bënë që dyshimet të shtroheshin më tej, duke detyruar policinë të zhvillojë kontrolle të imtësishme në automjet.
Gjatë kontrollit u gjet sasia prej 1 kg kokainë e fshehur në mjet. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur edhe 1 mijë kartëmonedha euro të falsifikuara, 7 telefona celularë, një kompjuter. Shqiptari është dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim.



