“Albpetrolin po e falimentojnë për t’ia dhënë Kastratit” (VIDEO)

“Albpetrolin po e falimentojnë për t’ia dhënë Kastratit” (VIDEO)

Të vetëdijshëm se në fund të muajit do marrin 60 përqind më pak nga paga,  punonjësit e Albpetrolit kanë vijuar punën, ndonëse prej dy ditësh janë njohur me e-mailin që i është shpërndarë zyrës së financës për shkurtimin e pagave. TvT kontaktoi me një prej inxhinierëve të kësaj rafienerie, Siri Mustafaraj, i cili thotë se situata e krijuar është e qëllimshme. Ai nuk përjashton skenarin që Albpetrol të çohet drejt falimentimit për t’ia shitur më pas me çmim të lirë njërit prej klienteve të preferuar të qeverisë, kompanisë "Kastrati".

Interesi i tyre është që ta çojnë në zero dhe t’ua shesin atyre njerëzve që ata kanë pranë, në 99% të rasteve kompanisë "Kastrati". Kjo është strategjia, çuarja në zero në kuptimin e vlerës, sepse nëse nuk punohet, vlera e aksioneve bie. Ai i merr të gjitha të drejtat e kompanisë. Ai që e merr bëhet pronar i pasurisë më të madhe që ka Shqipëria. Në kohë luftërash dhe krizash krijohen miliarderë të rinj dhe këta po i krijojnë.  

TvT kërkoi në mënyrë të vazhdueshme një prononcim nga kompania "Albpetrol" për arsyen e shkurtimit të pagave për punonjësit, por këta të fundit nuk dhanë një përgjigje zyrtare.

I painformuar për çështjen e naftëtarëve është edhe prefekti i qarkut, Baki Balaj.

Ndërkohë nga Ministria e Infratrukturës dhe Enegjitikës përmes një reagimi të fundit është pohuar se procesi i ristrukturimit do të kryhet pas përfundim të situatës së pandemisë së COVID-19. Punonjësit do të paguhen me pagën e luftës dhe punonjësit e terrenit do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtat të drejta në pagë.

Sipas MIE, reduktimi i pages deri në 60% është bërë vetëm për administratën e shoqërisë, e cila sipas tyre ka pasur një nivel të lartë page.

Gjatë ditës së enjte, protestës së naftëtarëve të Fierit do t’u bashkohen edhe naftëtarët e Ballshit, të cilët ende nuk janë kompesuar me pagat e plota pas grevës së urisë që zhvilluan në muajin shkurt.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy